Vegëza

Banerat
Banerat

Kontakt

Tel.: +381 (0) 38 249 006
Fax: +381 (0) 38 244 029
E-mail: kmdlnj.cdhrf@gmail.com


Historiku dhe veprimtaria e KMDLNJ-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë është organizata e parë joqeveritare e themeluar në Kosovë më 14 dhjetor 1989. KMDLNJ është organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse. Rrjeti organizativ i KMDLNJ-së përbëhet nga Zyra Qendrore në Prishtinë, 6 Qendra Rajonale (Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj) dhe Nënkëshillat (NKMDLNJ) në komunat e tjera të Kosovës.

 

Që nga themelimi e deri pas përfundimit të luftës në Kosovë, KMDLNJ ka vepruar në kushte shumë të vështira. Në këtë periudhë ka bërë grumbullimin e të dhënave (informata, deklarata, fotografi dhe dëshmi të tjera) për shkeljen e të drejtave dhe të lirive të njeriut, përkatësisht me përgatitjen dhe publikimin e informatave ditore dhe raporteve periodike (javore, mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore). Nëpërmjet këtyre raporteve është bërë pasqyrimi i gjendjes së të drejtave e të lirive të njeriut në Kosovë.

 

Këtë veprimtari KMDLNJ e ka kryer me sukses dhe gjithmonë ka qenë burim i sigurt i informatave për të gjitha organizatat e vendit dhe të huaja, si dhe gazetarët, përfaqësitë diplomatike dhe delegacionet e shumta që e kanë vizituar Këshillin. Me një fjalë, KMDLNJ ka qenë vendburimi i parë prej ku janë shpërndarë informatat dhe raportet më të sakta, të cilat shquheshin për paanshmëri dhe saktësi.

 

Edhe para luftës, KMDLNJ ka realizuar projekte organizata joqeveritare ndërkombëtare, si me HIVOS, NED, FKSHH (Soros) etj. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, KMDLNJ është bërë partner implementues i UNHCR-së, së pari në projektin e monitorimit të kthimit të refugjatëve, e pastaj në aktivitetet me minoritete dhe me personat e zhvendosur (kthimi dhe riintegrimi i tyre) si dhe dialogu ndëretnik.

 

Gjithashtu, e financuar nga ABBA/CEELI (American Bar Associaton & Central and East European Law Initiative), ka grumbulluar të dhënat ante mortum për të zhdukurit dhe dëshmi të tjera për krime lufte.

 

Në kuadër të KMDLNJ-së ka funksionuar edhe Shërbimi Juridik, ku ekipi i avokatëve dhe juristëve ka offruar ndihmë juridike falas për çështjet civile juridike. Projekti është financuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER).

 

Po ashtu, KMDLNJ ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për grumbullimin e dëshmive për krimet e luftës në Kosovë dhe ka dorëzuar disa kallëzime penale.

 

Nga viti 2000 KMDLNJ organizon Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut - “NJË BOTË” (“ONE WORLD”).

 

KMDLNJ ka bërë monitorimin e zgjedhjeve komunale (2000 e 2002) dhe të zgjedhjeve të përgjithshme (2001 e 2004). Njëherit, është angazhuar edhe në monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe të Asambleve Komunale.

 

Në fund, vlen të theksohet se kryetari i Këshillit, z. Adem Demaçi më 12 dhjetor 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me çmimin Saharov kurse me 24 tetor 1993 Klubi i Rektorëve të Universiteteve Evropiane i ndau një mirënjohje e po ashtu është bartës i Mirënjohjes së Universitetit të Osllos që iu dha në dhjetor të vitit 1995.

 

 

 

Dokumente

Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Banerat
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut
Banerat
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Banerat
Konventa për të Drejtat e Fëmijëve
Banerat